Pastore nuk e përjashton mundësinë e largimit nga PSG-ja
Arena

Pastore nuk e përjashton mundësinë e largimit nga PSG-ja

02 Dhjetor 2017 | 10:08

Ylli i Paris St-Germain, Javier Pastore nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Parisi në muajin janar.

Argjentinasi është i lidhur me transferimin në Liverpool dhe Sevilla, shkruan KosovaPress.

“Jam i zhgënjyer për mënyrën se si po ndodhin gjërat këtu”, tha Pastore.

“Dua të luaj në ndeshje të rëndësishme, si ato të Ligës së Kampionëve, ose ndeshjet sikur kundër Monacos”.

“Një lëvizje dimërore? Ka bisedime të tilla si çdo sezon. Dhe, siç e kam thënë, tashmë do të jap një mendim për të ardhmen time”, ka theksuar Pastore.

Më të lexuarat

Tribuna

Email