Pastore lë të hapur mundësinë e largimit nga PSG
Arena

Pastore lë të hapur mundësinë e largimit nga PSG

16 Prill 2018 | 14:58

Ylli argjentinas nuk po ka hapësirat e nevojshme në skuadrën e PSG-së.

Javier Pastore iu gëzua edhe një titulli kampion në Francë, pasi mbrëmë Paris Saint-Germain, me fitoren 7:1 ndaj Monacos edhe zyrtarisht u shpall kampion në Ligue 1.

Mirëpo, mesfushori argjentinas që tash e sa kohë pëlqehet nga Interi, ka lënë të hapur mundësinë të largohet nga PSG në fund të stinorit, për të shkuar në një ekip ku do të mund të luante më tepër.

“Ky titull është më i bukur pasi sezonin e kaluar kishim dështuar ta fitonim”, ka thënë Pastore për Premium Sport.

“Ndonëse fituam me rezultat të thellë, Monaco mbetet një ekip i madh”, “E ardhmja ime? Ende nuk kam vendosur. Dua ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë, duke fituar edhe një kupë. Pas kësaj të shohim…”, ka përfunduar ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email