Ozil: Benzema i përket kategorisë së sulmuesve më të mirë në botë
Arena

Ozil: Benzema i përket kategorisë së sulmuesve më të mirë në botë

08 Nëndor 2017 | 9:04

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka lavdëruar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman.

Sulmuesi francez vazhdon të kritikohet për formën jo të mirë të tij këtë sezon të garave.

Mirëpo, Ozil mendon se Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Si një lojtar, Benzema i përket kategorisë së sulmuesve më të mirë në botë. Keq që ai nuk luan në ekipin kombëtare te Francës”, ka thënë Ozil.

Benzema muajin e kaluar ka nënshkruar marrëveshjen e re me Real Madridin, por ai vazhdon të jetë i lidhur me transferimin tek Arsenali.

Më të lexuarat

Tribuna

Email