Orari i ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Pejës
Arena

Orari i ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Pejës

16 Mars 2017 | 10:47

Peja, pasi që ka arritur gjysmëfinalen e Ligës Ballkanike, tashmë ka të përcaktuar edhe orarin e ndeshjeve me Kumanovën, rival të cilin duhet fituar për të arritur në finale.

Dueli i parë zhvillohet në Pejë, më 22 mars me fillim në ora 19:00, ndërsa ai i kthimit një javë më vonë, më 29 mars në Kumanovë, në ora 19:00.

Kjo është hera e dytë që Peja arrin gjysmëfinalen e BIBL ndërsa theksojmë se kampion aktual është Sigal Prishtina.

Në gjysmëfinalen tjetër të BIBL luajnë Teodo-Beroe (21 dhe 28 mars).

Më të lexuarat

Tribuna

Email