Neymari dridh Barcelonën, më pëlqen të punoj me këta dy trajnerë
Arena

Neymari dridh Barcelonën, më pëlqen të punoj me këta dy trajnerë

20 Mars 2017 | 16:29

Neymar nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të luaj në kampionatin anglez
Ylli i Barcelonës, Neymar e ka pranuar se në të ardhmen mund të luaj në Premierligë, atje ku ka skuadra të mëdha si Manchester United, Chelsea, Arsenal ose Liverpool.

Ai po ashtu tha se ka trajnerë të mëdhenj në atë kampionat si Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, me të cilët duan të gjithë të punojnë.

“Premierliga? Më pëlqen mënyra e lojës, skuadrat dhe ku i dihet, një ditë edhe mund të luaj atje”, tha Nemar.

“Më pëlqejnë Manchester Unitedi, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool, skuadra të cilat gjithmonë luftojnë për tituj, pastaj keni trajner të nivelit të Gardiolas dhe Mourinhos, me të cilët të gjithë lojtarët duan të punojnë”. /Express/

Më të lexuarat

Tribuna

Email