“Neymar do të bëhet si Messi”
Arena

“Neymar do të bëhet si Messi”

11 Gushtë 2017 | 12:26

Trajneri i Brazilit, Tite ka pritshmëri të mëdha për Neymarin.

Sipas trajnerit të Brazilit, largimi nga Barcelona do të jetë pozitiv për Neymarin, pasi që ky i fundit do të ketë mundësinë që të tregojë vlerat e veta, pa qenë nën hijen e Lionel Messit.

Ai gjithashtu shpreh bindjen se reprezentuesi i Brazilit, shumë shpejt do të arrij nivelet e Messit dhe Ronaldos, ku do të luftojë për ‘Topin e Artë’, transmeton KosovaPress.

“Janë tre futbollistë që mund të luftojnë për ‘Topin e Artë’: Cristiano, Messi dhe Neymar”, ka thënë Tite.

“Cristiano dhe Messi i përkasin një gjenerate tjetër, kurse për Neymar ka kohë që ai të shfaqë tërë potencialin e tij. Kjo do të varet nga paraqitjet e tij, kur nuk ka përkrah një lojtar si Messi”.

“Është shumë e rëndësishme që ai të ndihet mirë dhe të adaptohet në klubin e ri”, ka theksuar ai.

Neymar është ftuar për ndeshjet e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror, që Brazili i zhvillon ndaj Ekuadorit dhe Kolumbisë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email