Neymar Jr’s top five, Simpatikët do ta përfaqësojnë Kosovën (VIDEO)
Arena

Neymar Jr’s top five, Simpatikët do ta përfaqësojnë Kosovën (VIDEO)

14 Prill 2017 | 23:13

Neymar Jr’s top five”, është një turne, në futboll të vogël që luhet me nga 5 lojtarë.
Në vitin e parë të këtij organizimi, morrën pjesë afro 65 mijë lojtarë nga 47 shtete.

Ndërsa këtë vit pjesmarrës ishin mbi 50 shtete nga 6 kontintentet.
Në mesin e tyre, ishte edhe Kosova.

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, skuadra me emrin mjaft interesant “Simpatikët”, e mposhtën në finale 5-0, Gjakovën, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Brazil, në korrik, ku do të marrin pjesë afro 60 ekipe.

“Simpatikët” do të kenë privilegjin ta takojnë nga afër por edhe të luajnë kundër yllit Brazilian Neymar.

Kjo lloj gare, luhet 10 minuta, nga 5 për secilën pjesë, dhe për çdo gol të shënuar, ekipës kundërshtare i largohet një futbollist.

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email