Napoli ofron 20 milionë euro për Vrsaljko
Arena

Napoli ofron 20 milionë euro për Vrsaljko

05 Dhjetor 2017 | 14:14

Klubi italian kërkon ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes.

Lëndimi i rëndë i Faouzi Ghoulam ka detyruar drejtuesit e Napolit që të vihen në kërkim të një zëvendësimi për të.

Objektivi numër një i tyre është mbrojtësi kroat Sime Vrsaljko, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton KosovaPress.

Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet edhe me klubin aktual të tij Atletico Madrid, të cilët janë të gatshëm ta shesin kroatin.

Nëse negociatat vazhdojnë me këtë ritëm mund të ndodhë që shumë shpejt, Vrsaljko të kthehet në Serie A, ku ka luajtur për një kohë me Genoan dhe Sassuolon.

Më të lexuarat

Tribuna

Email