Napoli kërkon mesfushorin e Barçës
Arena

Napoli kërkon mesfushorin e Barçës

13 Nëndor 2017 | 13:20

Klubi italian kërkon përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Napoli me ambicie të mëdha për ta përforcuar skuadrën. Gjatë janarit pritet që liderët e Serie A, të bëjnë ofertë për mesfushorin e Barcelonës, Denis Suarez.

23-vjeçari që po kalon sezonin e dytë me Barçën, nuk po gjen hapësira në ekipin e Ernesto Valverdes dhe ky mund të jetë avantazhi që Napoli do të mundohet ta shfrytëzojë për ta transferuar në San Paolo.

Sipas Diario AS, Suarez ka folur edhe me bashkëkombësit e tij që luajnë me Napolin, Pepe Reina, Raul Albiol dhe Jose Callejon të cilët i kanë propozuar për të kaluar në Itali.

Napoli kërkon që fillimisht ta huazojë lojtarin e në fund të sezonit ta blejë në tërësi kartonin e tij.

Më të lexuarat

Tribuna

Email