Mungojnë golat, Panucci: Sulmi duhet të jetë më agresiv
Arena

Mungojnë golat, Panucci: Sulmi duhet të jetë më agresiv

10 Tetor 2017 | 14:26

Kombëtarja kuqezi duhet të jetë më agresive në sulm, ky është qëndrimi i trajneri i kombëtares kuqezi, Christian Panucci në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë pas humbjes 0-1 ndaj Italisë në “Loro Boriçi”.

“Skuadra më ka dhënë ndjenjësinë që mund dëshiron të guxojë dhe të provojë. Mund të shënonim ndaj Italisë. Kam marrë shumë sinjale pozitive, por jam i keqardhur për rezultatin”, u shpreh Panucci, teksa theksoi se “në 20 metra e fundit duhet të jemi më agresivë”.

Por pavarësisht rezultatit, ndaj Italisë mbrëmë kuqezinjtë luajtën si të barabartë, këtë e konfirmon edhe Panucci teksa thotë se “Më thanë se bëmë një ndeshje kompetitive. Italia mund të na kishte shënuar tre gola, por edhe mund t’i kishim shënuar tre gola”.

“Unë i pranoj kritikat, por nuk shqetësohem shumë tani për ndryshimet në formacion”, tha Panucci, duke vlerësuar se ndeshjet e luajtura deri më tani i kanë dhënë mundësinë të eksperimentojë për të përgatitur ekipin për “Euro 2020”, duke shtuar më pas “Deri në shtatorin e ardhshëm do të kemi kohë të mjaftueshme”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email