Mourinho: “Lufta” me Conte ka përfunduar
Arena

Mourinho: “Lufta” me Conte ka përfunduar

15 Janar 2018 | 19:08

Edhe pse Jose Mourinho dhe Antonio Conte thonë se kanë ndërprerë “luftën verbale”, menaxheri i Manchester United serish ka folur për italianin.

“Djajtë” prej 20.45 presin Stoke City në takimin e javës 23 të Premierë Ligës dhe portugezi në konferencën për media foli për konfliktin me menaxherin e “të kaltërve”.

“Kur të nis grindjen, marrë përgjegjësi dhe këtë e kam bërë shumë herë. Kur nuk e bëj këtë, është qesharake që ata në anën tjetër sillen si viktima edhe pse nuk janë. Megjithatë, vërtet nuk kënaqem në këtë. Andaj për mua kjo ka marrë fund”, tha Mourinho.

“Po, ndonjëherë me të vërtetë unë “gatuaj”. Por në disa raste kjo nuk ishte kështu. Gabimi im ishte kur jam përleshur me Ranierin, por i kam kërkuar falje. Në fund raportet tona u përmirësuan, pasi unë isha zotëri dhe e kuptova se kisha gabuar”, ka përfunduar Mourinho, i cili në terren me Konte do të gjendet më 28 shkurt.

Më të lexuarat

Tribuna

Email