Mourinho lëshon bombën për Ronaldon (Foto)
Arena

Mourinho lëshon bombën për Ronaldon (Foto)

16 Korrik 2017 | 9:22

Jose Mourinho ka thënë se është i pamundshme transferimi i Cristiano Roanldos
Lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur në Real Madrid dhe thuhet se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

Drejteuesit e Realit janë të bindur se ai do të qëndrojë, por vet lojtari edhe pse kanë kaluar më shumëse një muaj, nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Por zërat për një largim të mundshme i ka shuar Jose Mourinho, i cili tha se nuk e sheh si të mundshme transferimin e Ronaldos.

“Të transferoni Ronaldon? Nuk e shoh të mundshme”, tha Mourinho pas ndeshjes miqësore me LA Galaxy.

“Ne asnjëherë nuk kemi menduar për transferimin e Cristianos, sepse kemi menduar se është shumë i rëndësishëm në një skuadër të madhe me fuqi të madhe ekonomike. Nuk ka pasur arsye për të menduar se ai dëshiron të largohet dhe unë nuk humbi kohë me një transferim të pamundshëm. Kjo është arsyeja pse ne kurrë nuk e kemi konsideruar transferimin e tij”, tha në fund portugezi.

Ronaldo para tetë vitesh ishte larguar pikërisht nga Manchester United për të kaluar në Real Madrid.

Më të lexuarat

Tribuna

Email