Mourinho kërkon edhe një përforcim
Arena

Mourinho kërkon edhe një përforcim

03 Gushtë 2017 | 17:25

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’ është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.

Manchester United ka shpenzuar 162 milionë euro për transferimin e tre futbollistëve në afatin kalimtar të verës.

Në skuadrën e Mourinhos kanë ardhur, Victor Lindelof, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matiq, por portugezi kërkon edhe një lojtar, për ta kompletuar ekipin për sezonin e ri, transmeton KosovaPress.

“Ekipi është mirë dhe ashtu siç e pata thënë disa muaj më parë, se shpresoja për të sjellur katër futbollist për ta përmirësuar edhe më shumë grupin”, ka deklaruar Mourinho.

“Drejtuesit e klubit kanë bërë një punë fantastike, duke më sjellë tre lojtarë deri më tani, gjë që është shumë e vështirë në këtë fazë të çmendur të transferimeve”.

“E falënderoj klubin, ndonëse do të isha më i lumtur po të më sillnin edhe lojtarin e katërt edhe pse ata kanë punuar shumë mirë deri më tash”, ka përfunduar Mourinho.

Dëshira e fundit e portugezit është ylli i Interit, Ivan Perisiq edhe pse për të klubi zikaltër insiston që nuk është në shitje.

Më të lexuarat

Tribuna

Email