Monaco s’heq dorë nga Turan
Arena

Monaco s’heq dorë nga Turan

04 Dhjetor 2017 | 11:31

Klubi francez, Monaco insiston ta blejë mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan në muajin janar, raportojnë mediat spanjolle.

Reprezentuesi turk gjatë këtij dimri sipas të gjitha gjasave do të largohet nga gjiganti spanjoll pasi që lojtari nuk po gjen minutazh më të madh tek “Blaugranat”.

Turan prej kohësh është duke u kërkuar nga ish-klubi i tij, Galatasaray, por tashmë në garë për ish-futbollistin e Atletico Madridit, është futur edhe Monaco.

Francezët e Monacos raportohet se janë duke bërë gati ofertën për turkun të cilën duan ta kenë në skuadër në muajin janar.

Më të lexuarat

Tribuna

Email