Milani vazhdon ta ëndërrojë Belottin
Arena

Milani vazhdon ta ëndërrojë Belottin

07 Shkurt 2018 | 14:26

Sulmuesi italian është kërkuar me ngulm nga Milani gjatë afatit kalimtar të verës.

Drejtori Sportiv i Milanit, Massimilliano Mirabelli, i bënë të ëndërrojnë sërish tifozët e Milanit.

Ai e lë të hapur mundësinë që Andrea Belotti një ditë do ta veshë fanellën e Milanit, të cilën sipas tij sulmuesi italian e ka një ëndërr qysh nga fëmijëria.

Rossonerët e kanë kërkuar Belottin gjatë verës së shkuar, por kërkesa e Torinos prej 100 milionë eurosh, ka bërë që drejtuesit e Milanit të hiqnin dorë nga ai, për të transferuar më pas, Andre Silvan dhe Nikola Kaliniç, transmeton KosovaPress.

“Belotti? Të gjithë e dimë se kemi tentuar ta transferonim në Milan, por për disa arsye ishte e pamundur”, ka thënë Mirabelli.

“Ai mbetet një lojtar i madh dhe tifoz i Milanit, prandaj nuk i dihet ndoshta një ditë Belotti do ta veshë fanellën që e ka ëndërruar si fëmijë”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email