Mesfushori i kombëtares braktis APOEL-in
Arena

Mesfushori i kombëtares braktis APOEL-in

09 Janar 2017 | 10:53

Mesfushori i kombëtares shqiptare U-21, Qazim Laçi, është larguar përfundimisht nga skuadra e APOEL Nikozias. Futbollisti i talentuar, kartoni i të cilit zotërohet nga gjigantët grekë të Olimpiakosit, u dha në huazim te qipriotët në verë në mënyrë që të fitonte minuta loje, por ai nuk u aktivizua në asnjë ndeshje gjatë gjysmës së parë të sezonit dhe për këtë arsye vendosi ta ndërpriste këtë aventurë, percjell Panorama sport.

qazim laci

Ditën e djeshme Laçi është kthyer zyrtarisht në Greqi, ku Olimpiakosi e ka huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e Super Ligës, Levadhiakos. Ky ekip renditet në vendin e 14 në kampionat pas 14 javësh dhe ka grumbulluar 12 pikë, duke qënë vetëm 4 pikë mbi vendin e 15 që të zbret në ligën e dytë.

Te Levadhiakosi mesfushori pritet të gjejë hapësirat e nevojshme në ekipin e parë për të fituar eksperiencën e duhur, çka do bënte që të kthehej te Olimpiakosi më i përgatitur për të luftuar për një vend në formacion.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email