Mertens synon rekordin me Napolin
Arena

Mertens synon rekordin me Napolin

08 Nëndor 2017 | 15:38

Sulmuesi belg po kalon në formë të shkëlqyeshme edhe këtë sezon. Dries Mertens është lojtari kryesor në sulmin e Napolit dhe synimi i tij është rekordi i golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

Mertens ka 80 gola me klubin nga jugu i Italisë, 35 më pak se legjenda e këtij klubit, Diego Maradona, por me formën të cilën po kalon ai, ky rekord mund të thyhet shumë shpejt.

“A mund ta thyej rekordin e golave te Napoli? Pse jo, nuk besoj se është e pamundshme”, ka thënë sulmuesi belg.

“Unë kërkoj që gjithmonë të luaj më shumë dhe nuk ndjej lodhje nga ndeshjet e shpeshta. I kam kërkuar edhe trajnerit që të jem i pranishëm në çdo sfidë”, ka theksuar Mertens.

30-vjeçari ka realizuar 10 gola në 12 xhiro me Napolin në Serie A këtë sezon.

Më të lexuarat

Tribuna

Email