Mertens në Atletico Madrid?
Arena

Mertens në Atletico Madrid?

11 Nëndor 2017 | 17:48

Skuadra spanjolle është shumë e interesuar për sulmuesin e Napoli-t.

Dries Mertens nuk ka shumë kohë që e ka zgjatur kontratën me italianët deri në vitin 2020, por klauzola e tij e ulët prej 30 milionë euro mund të bëjë që ai të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Sipas AS, Diego Simeone është i impresionuar nga forma e belgut dhe e dëshiron atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Deri më tani në këtë sezon, Mertens ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 8 asistime në 16 ndeshje të luajtura.

Megjithatë, Atletico mund të ketë punë të vështirë për transferimin e tij, pasi në afatin kalimtar veror të këtij viti, të interesuara për 30-vjeçarin ishin edhe Manchester United, Barcelona, Bayern Munich dhe Arsenal.

Më të lexuarat

Tribuna

Email