Merson: Redknapp më i mirë se Wenger
Arena

Merson: Redknapp më i mirë se Wenger

12 Tetor 2017 | 12:13

Paul Merson e konsideron anglezin Harry Redknapp si një menaxher taktikisht më të mirë se Arsene Wenger.

Merson, i cili kishte luajtur nën udhëheqjen e të dy menaxherëve gjatë kohës sa luante në Arsenal dhe Portsmouth, i vlerëson më shumë njohuritë taktike të Redknapp-it, që sipas tij ato njohuri do t’ia fitonin titullin Arsenal-it, shkruan KosovaPress.

“Taktikisht, ai është një nga menaxherët më të mirë me të cilët kam punuar. Nëse Wenger do të kishte njohuritë taktike të Redknapp-it, atëherë Arsenali do ta fitonte titullin e Premier Ligës”, ka theksuar Merson.

Redknapp ishte menaxher i ekipit të njohur anglez Tottenham Hotspur në të kaluarën, ndërsa muajin e kaluar është shkarkuar nga Birmingham pas rezultateve të dobëta me ekipin nga kategoria e dytë angleze.

Më të lexuarat

Tribuna

Email