Mediat kroate e çojnë në qiell Arian Ademi
Arena

Mediat kroate e çojnë në qiell Arian Ademi

12 Shkurt 2018 | 18:04

Arian Ademi është në formë të jashtëzakonshme, ndërsa mediat në Kroaci besojnë se ai është “fajtori” kryesor për ngritjen e Dinamo Zagrebit.

Pas kthimit të tij nga pezullimi , Ademi në 10 ndeshje me Dinamo Zagrebin ka shënuar 3 gola, ndërsa për herë të parë në karrierën e tij, ndaj Osjekut shënoi 2 gola.

“Ja edhe kjo ndodhi për herë të parë. Ndjehem mjaft mirë fizikisht dhe jam I përgatitur maksimalisht për të gjitha sfidat,” ka thënë Ademi për mediat kroate, të cilat kanë thurrur fjalë miradie për lojën e mesfushorit shqiptarë në radhët e Dinamos.

E përditshmja kroate “24 Çasa” shkruan se Ademi është Faktor X për skuadrën kroate.

Më të lexuarat

Tribuna

Email