Mbappe kërcënon Buffonin
Arena

Mbappe kërcënon Buffonin

01 Maj 2017 | 19:38

Kylian Mbappe shpreson se do t’i shënoi gol portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon
Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Francezi shpreson që këtë ecuri ta vazhdojë edhe në gjysmëfinale ndaj Juventusit, ku shpreson se do të shënoi ndaj Buffon.

“Buffon? Ai është portier që tashmë ka lënë gjurmë në histori dhe një nga më të mirët. Jam i lumtur që do të luaj kundër tij”, tha Mbappe për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Ju punoni çdo ditë që të luani ndaj lojtarëve si Buffon. Kur ju luani, atëherë dëshironi që të shënoni kundër tyre”.

Kujtojmë se ndeshja gjysmëfinale ndërmjet Monacos dhe Juventusit do të zhvillohet këtë të mërkurë (3 prill) nga ora 20:45.

Më të lexuarat

Tribuna

Email