Mata i refuzon milionat kineze, pritet kontrata e re me Manchester United-in
Arena

Mata i refuzon milionat kineze, pritet kontrata e re me Manchester United-in

12 Tetor 2017 | 11:35

Mesfushori i Manchester United-it, Juan Mata ka refuzuar një ofertë multi-milionëshe nga një ekip i Super Ligës kineze.

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në fund të këtij sezoni, dhe thuhet se ai do të nënshkruajë kontratë të re me ‘Djajtë e Kuq’.
Që nga emërimi i Jose Mourinho-s në postin e menaxherit të ekipit nga ‘Old Trafford’, kishte spekulime se mesfushori do të largohej nga United-i, por përkundrazi ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Paraqitjet e mira të tij e kanë bindur Mourinho-n që t’i ofrojë kontratë të re Mata-s, e cila sipas mediave angleze pritet të nënshkruhet shumë shpejt.

Më të lexuarat

Tribuna

Email