Mancini nuk përjashton mundësinë për të marrë ‘timonin’ e Italisë
Arena

Mancini nuk përjashton mundësinë për të marrë ‘timonin’ e Italisë

09 Janar 2018 | 13:28

Trajneri italian aktualisht është pjesë e Zenitit në Rusi.

Roberto Mancini është një prej emrave më të përfolur që të ulet në stolin e kombëtares së Italisë, që pas largimit të Giampiero Venturas, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Sipas ish-trajnerit të Interit, së pari duhet zgjedhur presidenti i Federatës në Itali, e më pas të mendohet për trajnerin, por ai nuk përjashton mundësinë që të ulet në stolin e ‘Azzurrëve’.

“Mendoj se së pari duhet të zgjidhet presidenti i Federatës, e më pas të mendohet për trajnerin”, ka thënë Mancini për Mediaset.

“Nuk e përjashtoj si mundësi, sikurse mund të jenë edhe trajnerë të tjerë. Kombëtarja është shumë e rëndësishme dhe kur punon si trajner nuk mund të përjashtosh asgjë”, ka theksuar ai.

Më të lexuarat

Tribuna

Email