Manchester Unitedi i gatshëm të paguante aq sa dëshironte Evertoni për Lukaku-n
Arena

Manchester Unitedi i gatshëm të paguante aq sa dëshironte Evertoni për Lukaku-n

17 Shtator 2017 | 12:19

Jose Mourinho ka konfirmuar se ‘Djajtë e Kuq’ do ta blenin Romelu Lukaku-n, edhe nëse Everton do kërkonte më shumë para.

United ka paguar 90 milionë funta për sulmuesin belg, i cili u transferua nga Everton, në afatin kalimtar veror, raporton KosovaPress.

Karriera e Lukaku-t në ‘Old Trafford’ ka filluar mjaft mirë, pasi 24 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje të luajtura për ‘Red Devils’.

Mourinho ka theksuar se United e dëshironte belgun në skuadër, prandaj edhe pranuan të paguanin aq sa kërkoi Evertoni, dhe do të paguanin edhe më shumë nëse do ishte e nevojshme për të siguruar shërbimet e Lukaku-t.

Më të lexuarat

Tribuna

Email