Manchester United nuk dorëzohet, 100 milionë paund për Griezmann
Arena

Manchester United nuk dorëzohet, 100 milionë paund për Griezmann

10 Shtator 2017 | 14:01

Manchester United nuk heq dorë nga Antoinne Griezmann. Skuadra e “Djajve të Kuq”, në merkaton e verës së ardhshme do të bëjë një tjetër tentativë për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin francez të Atletico Madrid.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit drejtuesit e Manchester United po mendojnë të ofrojnë 100 milionë paund për kartonin e Griezmann.

Futbollisti i përfaqësueses franceze ishte shumë pranë kalimit te “djajtë e kuq” që në merkaton e kësaj vere, por ndëshkimi i Atletico Madrid nga ana e FIFA-s me bllokim në merkato i ndërpreu të gjitha tratativat, të paktën deri në janar të vitit të ardhshëm.

Një periudhë kjo, që do t’i japë mundësinë Manchester United që të rinisë tratativat me Atleticon, për të blerë kartonin e futbollistit për sezonin 2018-2019, me Jose Mourinhon që shpreson shumë që këtë radhë kjo histori të ketë një fund të lumtur.

Më të lexuarat

Tribuna

Email