“Mahrez nuk do të marrë rrogë nëse bojkoton Leicester Cityn”
Arena

“Mahrez nuk do të marrë rrogë nëse bojkoton Leicester Cityn”

08 Shkurt 2018 | 12:33

Futbollisti algjerian kishte kërkuar të transferohej te Manchester City në janar.

Riyad Mahrez nuk është paraqitur në stërvitje të Leicester Cityt që nga dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, ku klubi i kishte refuzuar transferimin te Manchester City.

Mirëpo, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Futbollistëve Profesionistë në Angli, Gordon Taylor, ka paralajmëruar reprezentuesin algjerian që nëse vazhdon të mos paraqitet në stërvitje të skuadrës, klubi mund të mos ia paguajë rrogën prej 100.000 funtesh në javë.

“Rregulloret janë të qarta. Nëse ai nuk paraqitet në skuadër nuk do të paguhet”, ka Taylor.

“Futbollistët duan të luajnë. Momentalisht situata është ndërlikuar edhe pse në të kaluarën jemi përballur me raste të tilla”, ka theksuar ai.

Mahrez ka kohë që kërkon të largohet nga Leicester, por klubi nuk po ia lejon një gjë të tillë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email