Lukaku është përmirësuar shumë që kur iu bashkua Manchester Unitedit
Arena

Lukaku është përmirësuar shumë që kur iu bashkua Manchester Unitedit

11 Tetor 2017 | 9:16

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez nuk ka asnjë dyshim se Romelu Lukaku është përmirësuar që kur iu bashkua Manchester Unitedit.

Martinez kishte punuar me yllin belg tek Everton, raporton KosovaPress.

“Romelu është pjekur nga transferimi i tij tek Manchester United”, tha Martinez.

“Ai është ende një lojtar shumë i ri, por ai i ka përballuar lehtë pritjet dhe çfarëdo që i ka vënë Manchester United atij”.

“Ai është në rrugë të mbarë. Për ne, ai është shumë i rëndësishme dhe shpresojmë se do të vazhdojë kështu”, theksoi Martinez.

Më të lexuarat

Tribuna

Email