Luis Enrique: Titulli tashmë varet nga Real Madridi…
Arena

Luis Enrique: Titulli tashmë varet nga Real Madridi…

09 Janar 2017 | 11:28

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, ka mbetur i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes së parë të vitit 2017, në La Liga, percjelle Telesporti. Barazimi 1-1 në fushën e Villareal e ka rritur edhe më hendekun mes Real Madridit kryesues dhe ndjekësve:

“Ne kemi merituar më shumë se barazimi. Kemi prodhuar shumë futboll, por jemi në atë dinamikën e pakuptimtë të të pasurit të gjithçkaje në kontroll, por jo të rezultatit të duhur. Kemi shumë për të përmirësuar, kjo është e qartë, por shpresojmë që të mos bëjmë më hapa të tillë falsë. Luajtëm shumë, krijuam shanse për të shënuar, por nuk ishim efektivë.”

Lidhur me rivalin, trajneri katalanas ka këtë mendim: “Sa herë që zbret në fushën e lojës është e vështirë në Spanjë. Akoma më e komplikuar bëhet për ne kur nuk zotërojmë dhe qarkullojmë si duhet topin. Villareal bëri çmos për ta luajtur topin, ka shumë cilësi, por ne ishim edhe të pafat. Nuk jemi në një dinamikë pozitive, por kemi merituar për të fituar ndeshjen. Lufta për titullin? Kjo nuk varet më me aq nga ne. I sigurtë jam se do të kemi shanse për të luftuar, por tashmë varet kryesisht nga Real Madridi. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, por duke i fituar lojërat, pastaj të shohim çdo të bëjnë rivalët.”

Më të lexuarat

Tribuna

Email