Liverpooli refuzon përsëri Barcelonën për Coutinhon
Arena

Liverpooli refuzon përsëri Barcelonën për Coutinhon

10 Gushtë 2017 | 13:45

Klubi anglez i ka dhënë një tjetër përgjigje negative Barcelonës.

Nuk ka marrëveshje mes Liverpoolit dhe Barcelonës për Philippe Coutinhon, pasi që The Reds kanë refuzuar një tjetër ofertë të katalanasve.

Sipas Sky Sports News, oferta e fundit e Barçës prej 100 milionë eurove në total, është hedhur poshtë nga drejtuesit e Liverpoolit, me insistim të madh të trajnerit Jurgen Klopp, i cili kërkon ta mbajë me çdo kusht lojtarin në Anfield, transmeton KosovaPress.

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi të Neymar, i cili para pak ditësh është larguar në drejtim të PSG-së, por duket se drejtuesit e blaugranave, duhet të kërkojnë një lojtar tjetër, pasi Liverpooli vazhdon të mos lejojë largimin e Coutinhos.

Më të lexuarat

Tribuna

Email