Liverpooli e do Keitan qysh në janar
Arena

Liverpooli e do Keitan qysh në janar

08 Janar 2018 | 15:27

Klubi anglez kërkon ta zëvendësojë të larguarin Philippe Coutinho.

Liverpooli kërkon të përshpejtojë ardhjen e Naby Keita, për të cilin ka marrëveshje me Red Bull Leipzig verën e kaluar, për 50 milionë euro.

Marrëveshja parashikon transferimin e lojtarit në Anfield Road në sezonin 2018-2019, por The Reds, të cilët kanë përfituar 160 milionë euro nga shitja e Coutinhos, mund të paguajnë pak më shumë për të pasur menjëherë në dispozicion shërbimet e mesfushorit.

Jurgen Klopp kërkon ta ketë Keitan në skuadër qysh tani pasi i duhet më shumë kreativitet në mesfushë për të arritur objektivat e skuadrës, që në Premier Ligë mbetet kualifikimi për Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Më të lexuarat

Tribuna

Email