Lëndohet Haye, mund të anulohet përballja me Bellew
Arena

Lëndohet Haye, mund të anulohet përballja me Bellew

12 Nëndor 2017 | 14:37

Përballja në mes të Tony Bellew dhe David Haye mund të anulohet për shkak të lëndimit të këtij të fundit në stërvitje.

Sipas The Boxing Voice, kjo mund ta detyrojë Haye-n që të tërhiqet nga përballja e 17 dhjetorit, në “O2 Arena”.

Kjo do të thotë që 37 vjeçari mund të humbasë mundësinë që të ‘hakmerret’ ndaj Bellew, i cili e mundi me nokaut, në mars të këtij viti.

Sidoqoftë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga përfaqësues të Haye rreth seriozitetit të këtij lëndimi, dhe mundësisë që ai të humbasë përballjen.

Më të lexuarat

Tribuna

Email