Lajm i mirë për Arsenalin, Ozil kthehet në stërvitje
Arena

Lajm i mirë për Arsenalin, Ozil kthehet në stërvitje

20 Shtator 2017 | 14:06

Mesut Ozil ka konfirmuar se është kthyer në stërvitje me ekipin e tij, Arsenal.

Përfaqësuesi gjerman mungoi në barazimin 0-0 të ekipit të tij ndaj Chelsea-t, dhe në fitoren 3-1 ndaj Koln, në kuadër të Europa Ligës, për shkak të lëndimit, raporton KosovaPress.

28 vjeçari nuk është i përfshirë në ekipin e Arsenal për ndeshjen kundër Doncaster, në Carabao Cup, por kthimi i tij tani duket të jetë afër.

Në një postim të tij në rrjetin social Instagram, Ozil ka konfirmuar se kthimi i tij do të jetë shumë i shpejtë, pasi ai ka filluar të ndihet më mirë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email