Kosova U19 kthehet në Kosovë me suksesin historik
Arena

Kosova U19 kthehet në Kosovë me suksesin historik

10 Tetor 2017 | 17:04

Nënpresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti kanë pritur sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” një pjesë të ekspeditës së Kombëtares U-19, e cila u kthye nga Austria, ku arriti sukses historik, duke kaluar në rrethin elitë të kualifikimeve për Evropianin 2019.

Pjesë e ekspeditës ishin anëtarët e KE të FFK-së, Luan Vokshi e Ilaz Mjaku, menaxheri Zgjim Sojeva, trajnerët Ramiz Krasniqi, Nazmi Rama e Xhelaledin Karabeg si dhe një pjesë e futbollistëve, pasi pjesa tjetër nga Vjena kanë udhëtuar drejt destinacioneve tjera, varësisht prej klubeve ku luajnë.

Me këtë rast nënpresidenti Agim Ademi dhe zv.sekretari i përgjithshëm e kanë përgëzuar përzgjedhësin Ramiz Krasniqi dhe futbollistët për paraqitjet e treguara në ndeshjet e zhvilluara në Austri, duke e vlerësuar kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve sukses historik. Ata uruan që kjo gjeneratë të vazhdojë rrugën e sukseseve për të dëshmuar edhe një herë se futbolli i Kosovës ka të ardhme të ndritur.

Të rikujtojmë se Kombëtarja U19 zhvillojë tri ndeshje në kuadër të fazës së parë të eliminatoreve. Në ndeshjen e parë humbi me rezultat të ngushtë nga Austria, 0:1, kurse më pas e mposhti Izraelin me rezultat 2:1 dhe Lituaninë, me rezultat bindës 3:0.

Më të lexuarat

Tribuna

Email