Konfirmohet përfundimisht përjashtimi përjetë i Moggit nga futbolli
Arena

Konfirmohet përfundimisht përjashtimi përjetë i Moggit nga futbolli

16 Mars 2017 | 14:57

Luciano Moggi nuk do të mund të ushtrojë asnjë detyrë në futboll deri në fund të jetës, kjo pasi që edhe apeli e ka marr vendimin përfundimtar.

Ish drejtori gjeneral i Juventusit, ishte përjashtuar përjetë që të kryej çdo funksion në të gjitha kategoritë e futbollit pas skandalit të Calciopolit.

Apeli i tij fillimisht ishte refuzuar nga gjykata sportive, pastaj ai e dërgoi atë në një shkallë më lartë.

Megjithatë, gjykata nuk e pa të arsyeshme ta ndërroj vendimin e mëhershëm duke e lënë në fuqi vendimin për 79 vjeçarin.

Edhe FIGC e ka konfirmuar dënimin përjetë të Moggit nga futbollit. /Telegrafi/

Më të lexuarat

Tribuna

Email