Konfirmohet data për El Clasicon e parë të sezonit
Arena

Konfirmohet data për El Clasicon e parë të sezonit

11 Shtator 2017 | 12:35

La Liga ka ndryshuar datën për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Dy rivalët e përbetuar spanjollë do të ndeshen mes vete më 23 dhjetor.

Ndonëse fillimisht ishte përcaktuar që kjo sfidë të luhej më 20 dhjetor, me vendim të ri të La Ligës është ndryshuar data, transmeton KosovaPress.

Përveç ndryshimit të datës së ndeshjes, La Liga ka vendosur që kjo sfidë të luhet me një orar të pazakontë për këtë sfidë, nga ora 13:00 ditën e shtunë të 23 dhjetorit.

Barcelona e ka nisur mirë sezonin e ri të La Ligës me tri fitore nga po kaq ndeshje, derisa Reali ka ngecur pasi ka vetëm një fitore dhe dy barazime.

Më të lexuarat

Tribuna

Email