KOK-u fiton grant në vlerë 60 mijë dollarë për Federatën e Hendbollit
Arena

KOK-u fiton grant në vlerë 60 mijë dollarë për Federatën e Hendbollit

03 Gushtë 2017 | 17:26

Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka aprovuar projektin e Komitetit Olimpik të Kosovës për grantin ekipor (Team Support Grant) të ciklit olimpik 2017-2020.

Projekti është aprovuar për shumën 60 mijë dollarë, të cilat parashihen t’i ndahen njërës nga federatat ekipore në Kosovë.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këtë grant t’ia ndajë Federatës së Hendbollit të Kosovës për Përfaqësuesen seniore të femrave, të cilat shkruan historinë, duke zënë vendin e parë në grupin parakualifikues për EURO 2018. Ato mposhtën Izraelin dhe Gjeorgjinë, në ndeshjet e luajtura në Prishtinë.

Kujtojmë që vitin e kaluar, këtë grant e kishte fituar Federata e Basketbollit e Kosovës në vlerë 25 mijë dollarë, vetëm për vitin 2016.

Më të lexuarat

Tribuna

Email