Klopp i shqetësuar nga lëndimi i ri i Mane
Arena

Klopp i shqetësuar nga lëndimi i ri i Mane

14 Nëndor 2017 | 9:07

Sulmuesi senegalez ka pësuar një lëndim tjetër.

Sadio Mane i pafat. Ndonëse sapo ishte kthyer nga lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushe për afro një muaj, ai ka pësuar një dëmtim tjetër teksa luante me kombëtaren e Senegalit në kualifikimet për Kupën e Botës.

Sulmuesi është kthyer menjëherë nga grumbullimi me kombëtaren në Liverpool, ku do të kryejë disa teste më të detajuara mjekësore.

I shqetësuar me gjendjen e lojtarit është shprehur edhe trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp i cili e ka pasur shumë pak në dispozicion lojtarin gjatë këtij sezoni.

“Jam i shqetësuar me gjendjen e tij fizike, pasi që edhe një lëndim tjetër në kofshë është mjaft kritik”, ka thënë Klopp.

“Është mirë që është kthyer më herët nga grumbullimi me kombëtare, kështu që ne do ta kemi nën monitorim gjatë gjithë javës para se të vendosim nëse do të jetë në gjendje për të luajtur në vikend”, ka theksuar gjermani.

Liverpooli në fundjavë do të ballafaqohet me Southamptonin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email