Klopp favorit për t’u bërë trajneri i Bayernit
Arena

Klopp favorit për t’u bërë trajneri i Bayernit

30 Nëndor 2017 | 18:35

Klubi bavarez ka në listë tre trajnerë, për të marrë drejtimin e skuadrës në fund të sezonit.

Bayern Munich është në kërkim të një trajneri i cili do të zëvendësonte Jupp Heynckes i cili do të largohet në fund të sezonit.

Favorit për këtë post është Jurgen Klopp, i cili mund të rikthehet në Gjermani.

Trajneri i Liverpoolit është shndërruar në një kandidat serioz për të marrë drejtimin skuadrës sezonin e ardhshëm.

Mediat gjermane raportojnë se, momentalisht, trajneri i “The Reds” është vendosur në qendër të kritikave në Angli për shkak të performancës së skuadrës dhe, nisur nga ky fakt, një largim i mundshëm i 50-vjeçarit nuk përjashtohet.

Klopp ka kohë që pëlqehet nga drejtuesit e Bayernit, kështu që në verën e ardhshme palët mund të nisin bisedimet.

Përveç Klopp, në listë janë edhe dy emra të tjerë. Thomas Tuchel, gjithashtu ish-trajneri Borussia Dortmundit, dhe Joachim Low, trajner aktual i kombëtares së Gjermanisë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email