Këta janë katër kandidatët për ta zëvendësuar Venturan
Arena

Këta janë katër kandidatët për ta zëvendësuar Venturan

14 Nëndor 2017 | 13:10

Italia pritet të bëjë një revolucion në kombëtare.

Dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, pritet të sjellë ndryshime të mëdha në futbollin italian.

I pari që pritet të largohet nga puna është trajneri Gian Piero Ventura i cili nuk arriti t’i kualifikonte ‘Azzurrët’ në Botëror për herë të parë pas 59 vitesh.

Por cilët janë emrat në garë për të zëvendësuar Venturën?

Sipas Gazzetta dello Sport në krye të kësaj liste ndodhen Carlo Ancelotti, Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri.

Ekziston edhe një hipotezë që deri në fund të verës së ardhshme, “të kaltrit” të drejtohen Di Biagio, i cili është trajneri i U21 të Italisë.

Federata Italiane e Futbollit kërkon një emër të madh, madje do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës krahasuar me 1.5 milionë euro në vit që përfitonte Ventura.

Më të lexuarat

Tribuna

Email