Kështu bën magji Messi me top edhe kur nuk ka hapësirë (Video)
Arena

Kështu bën magji Messi me top edhe kur nuk ka hapësirë (Video)

01 Maj 2017 | 19:06

Çfarë e bën Lionel Messin lojtarin më të mirë të botës dhe të të gjitha kohërave?
Ylli i Barcelonës sjell shumë më shumë se vetëm gola në fushën e gjelbër – ai sjell magji me topin në këmbë.

Kurdo që Messi luan, topi është i lidhur me trupin e tij. Pak lojtarë përgjatë historisë kanë pasur kontroll më të mirë të topit dhe aftësi për driblim sesa Messi, shkruan Gazeta Express.

Së bashku me aftësinë e pabesueshme për kontroll të topit dhe për të shënuar gol, Messi është i bekuar edhe me shikim të pabesueshëm. Në fakt, nuk është e tepërt të thuhet se nuk ka pasues më të mirë në planet sesa ai.

Kombinojeni gjithë këtë me dashurinë për futbollin – ai urren që të jetë rezervë ose të ndërrohet sepse dëshiron të luajë në çdo ndeshje – dhe e keni futbollistin e përsosur.

Messi ka aftësinë e pabesueshme për të prodhuar hapësirë edhe kur është i rrethuar nga shumë mbrojtës. Një video e re, e bërë nga ‘MagicalMessi’ është bërë hit ditëve të fundit pasi u ngarkua në YouTube.

Videoja shfaq Messin duke prodhuar momente të jashtëzakonshme në hapësirat më të ngushta. Pa marrë parasysh se sa lojtarë e rrethojnë atë, ai duket se gjithmonë gjen një rrugë për të depërtuar ose shotuar…

Shikojeni:

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email