Juventusi pas Bellerin-it
Arena

Juventusi pas Bellerin-it

11 Nëndor 2017 | 15:36

Kampionët e Series A kanë kontaktuar me përfaqësuesit e spanjollit.

Sipas mediave angleze, Juventusi tashmë ka kontaktuar me agjentin e Hector Bellerin, dhe është i gatshëm të ofrojë shuma të mëdha parash për mbrojtësin e Arsenalit.

Pas largimit të Dani Alves në drejtim të PSG-së, “Zonja e Vjetër” e transferoi Mattia De Sciglio-n nga Milani, por ai nuk arriti të tregojë veten si një zëvendësim i denjë për brazilianin.

Skuadra e Massimiliano Allegrit tani ka kthyer interesimin nga spanjolli, i cili është gjithashtu i dëshiruar nga Barcelona.

Edhe pse ende në fazat e hershme, Juventusi thuhet se ka filluar bisedimet për transferimin e tij, ai mund të transferohet në “Allianz Stadium” në fund të këtij sezoni.

Më të lexuarat

Tribuna

Email