Japin dorëheqje shumica e anëtarëve të Bordit të FVK-së
Arena

Japin dorëheqje shumica e anëtarëve të Bordit të FVK-së

20 Shtator 2017 | 15:29

Gjendja në volejbollin e Kosovës është vështirësuar shumë, ndërkohë që edhe brenda Bordit ka pakënaqësi dhe reagime të shpeshta.

Kulmi i pakënaqësive tashmë u bë publik pas dorëheqjes së shtatë anëtarëve të Bordit, të cilët përmes një shkrese njoftojnë për hapin që e kanë ndërmarrur.

“Duke marrur parasysh gjendjen e krijuar në Federatën e volejbollit të Kosovës: keqmenaxhimit të Federatës, mosraportimit, shpërfilljes së Bordit nga  ana e kryetarit të Federatës, ne anëtarët e Bordit të FVK-së, pas shtjellimit të gjendjes së krijuar në Federatë në përgjithësi, japim dorëheqje nga pozitat të cilat i kemi pranë Bordit të FVK-së”, thuhet në shkresën eanëtarëve të dorëhequr.

Dorëheqje kanë dhënë të dy nënkryetarët e Bordit të FVK-së, Blerim Gërguri dhe Feime Shala, si dhe pesë anëtarë të Bordit, Abedin Mehani, Kristina Lazri, Alban Brajshori, Naim Lakna dhe Milot Podvorica.

“Konform nenit 20, pika 4 të Statutit të FVK-së, pas dorëheqjes së të gjithë anëtarëve të Bordit, ose të shumicës së tij, Federata shkon në zgjedhje për organet e reja drejtuese të Bordit të FVK-së. I njëjti nen, obligon që të themelohet Këshilli i Përkohshëm Drejtues nga delegatët e Kuvendit.

Mirëpo, duke pasur parasysh se Kuvendi zgjedhor do të mbahet brenda dhjetë ditësh, propozojmë këta anëtarë për Këshillin e Përkohshëm Drejtues: Abedin Mehani, Feime Shala, Bahri Gjinovci, Xhavit Mustafa dhe Kristina Lazri”, thuhet në shkresën e cila është nënshkruar nga shatë anëtarët e Bordit të FVK-së. /Tribuna Channel/

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email