Ish-presidenti brazilian dënohet me 9 vjet e gjysmë burgim për korrupsion
Arena

Ish-presidenti brazilian dënohet me 9 vjet e gjysmë burgim për korrupsion

12 Korrik 2017 | 20:19

Ish-presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, është shpallur fajtor për korrupsion dhe është dënuar me nëntë vjet e gjysmë burgim.
Mësohet se ai do të mbetet në liri, deri në shqyrtimin e një apeli ndaj vendimit të gjykatës.

Lula ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë një banesë si ryshfet, në një skandal të korrupsionit, të lidhur me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras, raporton BBC.

Ai thotë se gjykimi i tij është i motivuar politikisht, dhe ka mohuar të ketë bërë ndonjë vepër të paligjshme, transmeton Gazeta Express.

Ky është një prej pesë rasteve të hapura gjyqësore kundër tij.

Lula ka shërbyer tetë vjet si president i Brazilit, deri në vitin 2011, dhe ka sugjeruar se mund të kandidojë përsëri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, si kandidat i Partisë së Punëtorëve nga krahu i majtë.

Të mërkurën, një gjyqtar e ka shpallur fajtor për pranim të ryshfetit nga firma e inxhinierisë OAS, në formë të një banese buzë plazhit, në shkëmbim të ndihmës së tij për marrje të kontratave nga kompania shtetërore e naftës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email