Ish-futbollisti i Liverpoolit nis karrierën si politikan
Arena

Ish-futbollisti i Liverpoolit nis karrierën si politikan

08 Shkurt 2018 | 11:22

El Hadji Diouf ka vendosur të inkuardohet në politikë.

Dikur ishte një idhull për shumë tifozë, ndërsa pas pensionimit nga futbolli, El Hadji Diouf ka do të nisë karrierën në politikë.

I inspiruar nga George Weah që së fundmi është shpallur president i Liberisë edhe pse ka ka qenë i famshëm si futbollist.

Diouf që është kthyer për të jetuar në vendlidjen e tij Senegal, ka thënë se dëshiron të ndihmojë të rinjtë e këtij vendi.

“Jam duke u kujdesur për veten dhe familjen. Për shumë vite kam menduar vetëm për futbollin, por tash kam një karrierë të re dhe ajo është në politikë”, ka thënë Diouf për FourFourTwo.

“Vendimi për të hyrë në politikë ka të bëjë me popullatën e Senegalit, pasi ata ka kohë që presin për ndryshime dhe ato nuk po vijnë, por prioritet i imi do të mbeten të rinjtë”, ka theksuar ai.

Diouf ka luajtur për tre vite me Liverpoolin dhe disa skuadra të tjera të Premier Ligës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email