“Interi më të fortë se Juventus”
Arena

“Interi më të fortë se Juventus”

17 Shtator 2017 | 13:34

Ish-lojtari italian, Tarcisio Burgnich e ka konsideruar skuadrën e Inter-it si më të fuqishme se Juventus, dhe sipas tij ata mund të fitojnë titullin e kampionit të Italisë.

‘Neroazurët’ janë aktualisht në pozitën e parë në tabelën e Serie A, pas katër fitoreve në katër ndeshje, me Juventus dhe Napoli-n që mund t’iu bashkangjiten atyre, raporton KosovaPress.

“Inter definitivisht mund ta fitojë titullin e Serie A-së. Ekipi i Spalletti-t janë në një nivel me Juventus-in, ndoshta edhe më të fortë”, ka thënë Burgnich.

Burgnich gjatë karrierës së tij ka luajtur për të dy këto ekipe të mëdha italiane, megjithatë suksesin më të madh e kishte te Inter, duke fituar pesë tituj të Serie A.

Më të lexuarat

Tribuna

Email