Inter dhe Juventus në garë për Giroud
Arena

Inter dhe Juventus në garë për Giroud

11 Tetor 2017 | 10:39

Dy ekipet e mëdha italiane, Interi dhe Juventusi kanë hyrë në garë për sulmuesin e Arsenal-it, Olivier Giroud.

Francezi nuk është më zgjedhja e parë në sulmin e londinezëve pas transferimit të Alexandre Lacazette në ‘Emirates’, duke mos startuar në asnjë ndeshje këtë sezonë, transmeton KosovaPress.

31 vjeçari kishte ofertë nga Evertoni gjatë afatit kalimtar veror, por vendosi të qëndrojë te ekipi i Arsene Wenger, duke shpresuar për më shumë minuta lojë.

Situata në të cilën gjendet tani mund të dëmtojë shanset e tij për të qenë pjesë e përfaqësueses së Francës në botërorin ‘Rusia 2018’, prandaj mediat kanë spekuluar se edhe ai mund të jetë i interesuar për të kaluar në Itali.

Giroud është pjesë e Arsenal-it që nga viti 2012 kur u transferua nga Montpellier, dhe ka shënuar 70 gola në 170 paraqitje për ‘Topçinjtë’.

Më të lexuarat

Tribuna

Email