Iniesta pas vazhdimit të kontratës me Barçën: Ditë speciale për mua
Arena

Iniesta pas vazhdimit të kontratës me Barçën: Ditë speciale për mua

06 Tetor 2017 | 18:10

Mesfushori spanjoll ka vazhduar bashkëpunimin me Barcelonën.

Andres Iniesta ka nënshkruar kontratë të përjetshme me Barcelonën gjatë ditës së premte.

Ai ka treguar se është shumë i gëzuar që do të mbetet pjesë e katalanasve edhe për një kohë të gjatë, transmeton KosovaPress.

“Kjo është një ditë speciale për mua, pasi vazhdoj të ëndërroj me këtë fanellë”, ka thënë Iniesta.

“Ky klub i madh më ka rritur. Të jesh kapiten i Barcelonës është një privilegj i madh për mua, unë e dua këtë klub dhe do të vazhdoj të jem pjesë e tij përderisa trupi dhe mendja ime e përballojnë”.

“Nuk do të mund të shkoja diku tjetër, këtë e kam thënë edhe herët e kaluara dhe po e përsërisë edhe njëherë”, ka shtuar ndër të tjera Iniesta.

Iniesta tashmë 33-vjeçar është pjesë e Barcelonës që nga mosha 12-vjeçare.

Më të lexuarat

Tribuna

Email