Iniesta gëzon Barcelonën
Arena

Iniesta gëzon Barcelonën

11 Korrik 2017 | 21:44

Andres Iniesta edhe një herë tjetër ka treguar dashurinë e tij për skuadrën e Barcelonës
Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta ka thënë se gjithmonë ka dashur që të pensionohet te Barcelona.

Ai tha se dëshiron që edhe disa vite të luajë në nivelin e lartë dhe është shumë herët që të mendojë për të ardhmen e tij.

“Gjithnjë kam thënë se dua të pensionohem në Barcelonë. Jam në këtë skuadër që prej moshës 12 vjeçare”, tha fillimisht Iniesta.

“Kam edhe disa vite dhe është herë të vendos për të ardhmen, por Barcelona është skuadra ku dua të jem edhe për një kohë të gjatë”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email