Hysaj në Juventus, Real Madrid ose PSG
Arena

Hysaj në Juventus, Real Madrid ose PSG

20 Shtator 2017 | 11:12

Agjenti Mario Giuffredi, ka bërë të ditur se mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj verën e ardhshme mund të transferohet në një nga ekipet elitare evropiane, nëse Napoli nuk e fiton titullin e kampionit të Italisë.

Hysaj është lidhur me kalimin te disa ekipe italiane dhe evropiane gjatë afatit kalimtar veror 2017, por vendosi të qëndrojë në Napoli, raporton KosovaPress.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që dëshiron të fitojë tituj. Mund të luajë në Juventus, Real Madrid ose PSG, sezonin e ardhshëm”, ka theksuar agjenti i Hysaj-t.

Sipas Giuffredi-t, Hysaj vendosi të qëndrojë te ‘napolitanët’ sepse ata besojnë në titull, por nëse një gjë e tillë nuk ndodh këtë vit, ai do të konsiderojë largimin.

Më të lexuarat

Tribuna

Email