Hodgson frikësohet se Crystal Palace mund të ‘fundoset’ edhe më shumë
Arena

Hodgson frikësohet se Crystal Palace mund të ‘fundoset’ edhe më shumë

17 Shtator 2017 | 14:27

Roy Hodgson e ka pranuar se ka frikë që skuadra e tij mund të rrezikohet edhe më shumë në luftën për mbijetesë, pas tri ndeshjeve të ardhshme, që pritet të jenë shumë të vështira.

Humbja prej 1-0 nga Southampton të shtunën, i ka bërë ‘Shqiponjat’ ekipin e parë anglez, që i ka humbur pesë ndeshjet e para në Premier Ligë, pa shënuar asnjë gol, shkruan KosovaPress.

Ajo çfarë e frikëson ekipin e Hodgson, janë tre ndeshjet e ardhshme të Crystal Palace, të cilat do të jenë si mysafir të Manchester United dhe Manchester City-t, si dhe ndeshja vendas ndaj Chelsea-t.

“Mund të fundosemi edhe më shumë pas tre ndeshjeve të ardhshme. Por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi. Do luftojmë të marrim pikë në çdo ndeshje, dhe kundër çdo ekipi”, ka theksuar Hodgson.

Anglezi e ka marrë drejtimin e Palace, pak ditë para ndeshjes me Southampton, pas shkarkimit të holandezit Frank de Boer, i cili e udhëhoqi ekipin anglez për vetëm katër ndeshje.

Më të lexuarat

Tribuna

Email